Pas intervistimit – lirohet Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.
Mirëpo pas lirimit të tij përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mozzik ka thënë se raportimi për arrestimin e tij nuk ka qenë i drejtë, kjo pasi sipas tij u raportua se ai kishte edhe borxh ndaj ATK-së.
Reagimi i plotë:
Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në airoportin e Prishtinës.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.
Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Lexo edheInfluencerja boshnjake vdes dy ditë pas dasmës së saj
Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.
Ju dua edhe juve qe po shkruani keq !
Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik). /Lajmi.net/














