Pas helmimit të qytetarëve në Deçan, Osmani u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë rastin me urgjencë
03

Lexo edheSami Lushtaku i acaruar në EULEX: Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare na përdorën si mish për top

Presidentja Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë rastin e helmimit të rreth 900 qytetarëve në Deçan, të cilët dyshohen se u helmuan nga uji.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se ka kontaktuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosajn, për masat që janë ndërmarrë lidhur me rastin.
“Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë”, ka shkruar ajo.
Presidentja iu ka uruar shërim të shpejtë qytetarëve të cilët kanë marrë trajtim pas helmimit.

Lexo edheSami Lushtaku i acaruar në EULEX: Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare na përdorën si mish për top
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media në orën 19:00.
Sipas ministrisë, tema e konferencës do të jetë “informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit”.