BallinaShqiptarePas hapjes së autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH bllokon një tjetër aks rrugor

Pas hapjes së autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH bllokon një tjetër aks rrugor

Të ngjajshme

Pas përfundimit të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të bllokohet një tjetër aks rrugor.

Duke filluar nga dita e hënë 2 Korrik në orën 06:00, do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

Policia dhe ARRSH kanë marrë masat për devijimin e trafikut nga ky segment. Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së hënë.
Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganeës së Tiranës do të vijojë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojë sipas destinacionit përkatës.
Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jugut, do të vazhdojë nga aksi Fushë Krujë – Kamëz – rrethrrotullimi “Casa Italia” – Durrës.
Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i Durrësit, Elbasani në drejtim të Veriut do të kalojë në segmentin rrethrrotullimi “Casa Italia” – Kamëz – Fushë Krujë.
Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.
Transporti i udhëtarëve në të dy drejtimet do të bëhet nga rruga e aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit.
Devijimi i trafikut do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit të kësaj rruge./Klan/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz