Pas fjalosjes me babain, vret 239 dhi
01

Lexo edheSi dukeshin të rinjtë e botës para 100 vitesh?

Grindja në mes të birit dhe babait në një fshat në Turqi ka përfunduar me vrasjen e 239 dhive.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, ngjarja ka ndodhur në fshatin Derekoy, por arsyeja e vrasjes së dhive ende nuk dihet.
Erol Kazim në një prononcim për mediet turke ka thënë se biri i tij ka vrarë të gjitha dhitë pas një grindje që e kishin pasur me njëri-tjetrin.

Lexo edheSi dukeshin të rinjtë e botës para 100 vitesh?
I biri i Kazimit është arrestuar nga policia, por është lënë i lirë pas kërkesës së babait të tij.