back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, vjen reagimi i parë nga PDK

Pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, vjen reagimi i parë nga PDK

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Pas aktakuzave të Gjykatës Speciale për Thaçin dhe Veselin ka reaguar kryetari i Drenasit i cili vjen nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci thotë se në kohën kur Kosova pret të fuqizohet në sundimin e ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve, merr lajme të tilla të padrejta.

Ai tutje shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër dhe e drejtë.

“Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi pa masë” shkruan Lladrovci raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Në kohën kur presim që shteti ynë të marrë përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm të padrejtë, nga institucioni i drejtësisë!

Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi pa masë.

Tashmë, të gjithë drejtuesit madhor të UÇK-së, e përjetuan përndjekjen.

Edhe drejtësia ndërkombëtare e di, ashtu sikurse të gjithë ne e dimë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër dhe e drejtë.

Asnjë tendencë për të njollosur udhëheqësit tanë, në asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund të ketë sukses.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz