Pas 13 ditësh gjendet trupi i dy vjeçarit që ra në pus

Ekipet e shpëtimit në Spanjë, të shtunën, gjetën trupin e një djali 2-vjeçar, rënia e të cilit në një pus të thellë 13 ditë më parë bëri një operacion kërkimi dhe shpëtimi kompleks.
Julen Rosello ra në thellësinë e ngushtë 110 metra të thellë më 13 janar ndërsa familja e tij po përgatiste një drekë të fshatit.
Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas,njofton Klan Kosova.
Lexo edheSulm ajror në Afganistan, 16 civilë të vdekur
Pusi, me diametër vetëm 25 centimetra, ishte lënë i hapur dhe djali ra brenda. Biznesmeni që kishte hapur pusin një muaj më parë tha se e kishte mbuluar atë. Puse të tilla të ngushta janë gërmuar me shpresën e nxjerrjes së ujit ose naftës.
Shpëtuesit nuk morën asnjë shenjë jete nga djali gjatë gjithë operacionit.














