BallinaUncategorizedParlamenti Studentor kërkon “zbutjen” e kushtit për regjistrimin e vitit (Dokument)

Parlamenti Studentor kërkon “zbutjen” e kushtit për regjistrimin e vitit (Dokument)

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka organizuar të martën një protestë para Ministrisë së Arsimit, me kërkesë që të “zbutet” kushti për regjistrimin e vitit të dytë të studimeve.
Edhe pse protesta mbeti nën hijen e zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duket se përfaqësuesit studentorë janë optimistë lidhur me plotësimin e kësaj kërkese.

Një përshtypje e tillë mund të fitohet nga komunikata në faqen zyrtare të Parlamentit Studentor në Facebook ku thuhet se “protesta ka dhënë menjëherë efektet e veta” pasi kërkesa e Parlamentit do të shqyrtohet nga Këshilli Drejtues i UP dhe Inspeksioni i Arsimit.
Në fakt, protesta është organizuar në mbështetje të një kërkese që Parlamenti Studentor ia ka drejtuar këtyre dy organeve që të anulohet vendimi i Senatit të UP i dt. 8 dhjetor 2014, me të cilin përcaktohet se viti i dytë i studimeve në UP regjistrohet me më së shumti një provim të pa dhënë. Ndërkaq, kërkesa e përfaqësuesve studentorë është që regjistrimi i vitit të bëhet me 3 provime të pa dhëna.

Nga një burim i ORAinfo i afërt me MASHT kuptohet se me sugjerimin e ministrit Arsim Bajrami, është ftuar mbledhja e Këshillit Drejtues të UP për dt. 19 nëntor ku do të shqyrtohet kërkesa e studentëve.
Megjithatë, ky burimi thotë se nuk ka asnjë bazë ligjore që vendimit i Senatit të anulohet pas një viti, sidomos kur merret parasysh se Këshilli Drejtues nuk ka kompetenca për çështje akademike. Për më tepër, nuk është e sigurt se mbledhja do të mbahet.
Mbledhja e Këshillit Drejtues e caktuar për javën e kaluar dështoi për shkak se asnjëri nga anëtarët e zgjedhur nga Senati i Universitetit nuk ju përgjigj ftesës për mbledhje për shkak të raporteve të tensionuara me rektorin Ramadan Zejnullahu.

Rikujtojmë se bëhet fjalë për ata anëtarë që morën vendimin për shkarkimin e rektorit Zejnullahu, gjë që shkaktoi pakënaqësi masive në opinion dhe anulim të vendimit nga ministri Bajrami, si dhe shkarkimin nga detyra të kryetares së Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj.

Megjithatë, marrja e një vendimi në favor të studentëve nuk përjashtohet as në kushte të tilla.
“Pozicioni i këtyre anëtarëve të Këshillit Drejtues është i pamundur. Ata kanë humbur çdo lloj kredibiliteti në Universitet dhe janë turpëruar publikisht, prandaj mund të ndodhë që të marrin një vendim jashtë autorizimeve të tyre që do ta çrregullonte situatën në Universitet dhe do ta përmirësonte sado pak reputacionin e tyre në sytë e studentëve. Edhe Parlamenti Studentor ka nevojë për një “fitore” pasi është komprometuar keq me përfshirje në shkarkimin e rektorit, ndërkohë që kërkesat e tij për afate shtesë dhe zbutje kushti kanë hasë në vesh të shurdhër”, thotë burimi. /telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz