back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeParim Olluri: Puna jonë vazhdon, do t'i publikojmë të gjitha aferat mafioze

Parim Olluri: Puna jonë vazhdon, do t’i publikojmë të gjitha aferat mafioze

Të ngjajshme

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të...

Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona...

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, i cili mbrëmë është sulmuar fizikisht, ka thënë se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ai ka thënë se sulmet pas shpine të gazetarëve i bëjnë më të fortë, dhe tregohet se sa të ligë janë ata për të cilët shkruajnë gazetarët.

“Neve, gazetarëve këto sulme pas shpinës na bëjnë edhe më të fortë. Na tregojnë sa njerëz të ligë janë ata për të cilët raportojmë. Nëse kanë menduar se Insajderi do të ndalet së publikuari aferat mafioze të tyre, janë gabuar rëndë. Ata duhet të kenë frikë nga ne gazetarët, e jo ne të frikësohemi nga të korruptuarit”, ka shkruar Olluri.

Olluri ka thënë se puna në Gazetën Insajderi do të vazhdojë duke qenë të ashpër ndaj luftimit të së keqes.

“Unë dhe kolegët e mi në Insajderi do të vazhdojmë të jemi ashpër në luftimin e së keqes, sekserëve, komandantëve të korruptuar të UÇK-së dhe të gjithë hajnave tjerë, të formave të ndryshme”, ka shtuar ai.

Policia, ka thënë Olluri, është duke u marrë me rastin, dhe shpreson se do të zbulohen edhe urdhërdhënësit e sulmit.

“Sulmuesit nuk i njoh, por Policia është duke u marrë me rastin. Shpresoj që do t’i zbulojnë edhe urdhërdhënësit e tyre”, ka shkruar Olluri.

Ai thotë se nuk ka marrë lëndime të rënda trupore, duke shtuar se edhe e fejuara e tij tashmë e ka marrë veten pas sulmit, e cila ka qenë bashkë më të.

“Ju faleminderit për mbështetjen e juaj. Kjo dëshmon së shumë në numër jemi lirisë së shprehjes dhe publikimit të aferave kriminale të pushtetarëve e biznesmenëve të fuqishëm. Unë jam mirë me shëndet. Nuk kam lëndime të rënda. Genta e ka marrë veten nga tronditja prej sulmit të mbrëmshëm”, ka përfunduar drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz