back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeParalajmron policia: Keni kujdes, publikimi në media mund t’ju kushtojë!

Paralajmron policia: Keni kujdes, publikimi në media mund t’ju kushtojë!

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Policia e Kosovës (PK),pas publikimit tënjë video-incizimi në media, ku shihet një mjet transportues udhëtarësh “autobus”, duke bërë kundërvajtje dhe duke paraqitur rrezik në trafik, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme policore.

Në lidhje me këtë video incizim, ku autobusi i një kompanie private shihet duke bërëkundërvajtje në trafik, duke tejkaluar nga ana e djathtë  në rrugën Fushë Kosovë drejtimi Prishtinës, me saktësisht afër rrethit te kazerma “Adem Jashari” deri në hyrje të Prishtinës, duke shfrytëzuar shtegun për biçiklist dhe trotuarin për këmbësor, është arritur të identifikohet dhe të ndalohet.

Me datë 15.12.2017, janëndërmarrë veprimet policore nga njësitë e trafikut ku rreth orës 12:50 njësia e cila ka qenë në pikë kontrolli përball kazermës Adem Jashari, pikërisht në vendin ku është kryer kundërvajtja e kanë ndaluar autobusin “Man” me targa lokale i cili shihet në  video incizimin e publikuar që ka kryer kundërvajtjen në trafik.

Autobusin e ndaluar ka qenë duke e drejtuar vozitësi H. B. viti 1979, i cili dyshohet që ka kryer kundërvajtjen, pasi i njëjti nëdeklaratën e dhënë me shkrim ka pranuar se me datë 23.11.2017 e ka kryer kundërvajtjen në fjalë.

Në lidhje me rastin Policia ka kontaktuar Gjyqtaren kujdestare të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe është udhëzuar që rasti të procedohet në procedure të rregullt në Gjykatën Themelore – divizioni për kundërvajtje, pasi që kundërvajtësi posedon dokumente dhe është shtetas i Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale në trafikun rrugor me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, e po ashtu mbetet e përkushtuar edhe në ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit me qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz