Paralajmërohet protestë për të kundërshtuar keqpërdorimet në Trepçë
BILLI

Lexo edheJeta e pesë fëmijëve rrezikohet nga shembja e shtëpisë – familjes Rexhepi askush nuk po iu del në ndihmë

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në gjigandin metalurgjik “Trepça”.
Lajmin për protestën e konfirmoi për Klan Kosova edhe organizatori Arsim Musa.
Ai poashtu e ka publikuar një njoftim në rrjetin social Facebook ku shkruan:
“Të ndëruar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë në lidhje me shumë paknaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë!”- ka shkruar Musa.

Lexo edheJeta e pesë fëmijëve rrezikohet nga shembja e shtëpisë – familjes Rexhepi askush nuk po iu del në ndihmë