back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeJeta e pesë fëmijëve rrezikohet nga shembja e shtëpisë – familjes Rexhepi...

Jeta e pesë fëmijëve rrezikohet nga shembja e shtëpisë – familjes Rexhepi askush nuk po iu del në ndihmë

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

I ftohti i këtij shkurti po ia vështirëson edhe më shumë jetën, familjes Rexhepi.

Në një shtëpi të fshehur në periferi të Prishtinës, kjo familje jeton në kushte të vështira ndërsa rrezikojnë jetën nga shembja e saj.

Ngrohtë po i mbanë një shporet i vjetër, për të cilën ndonjëherë nuk kanë as drunj të mjaftueshëm.

Florie Rexhepi së bashku me burrin dhe pesë fëmijët e saj, mezi ia dalin të mbijetojnë. Floria thotë se më së shumti kanë nevojë për një shtëpi, të cilën e kanë të pamundur ta ndërtojnë pasi vetëm burri i saj punon.

 

Floria ka edhe probleme shëndetësore, ndërsa thotë se vështirë arrinë t’i sigurojë barnat.

Fëmijët të cilët janë në shkollë, kanë kërkesa të cilat asnjëherë nuk mund të iu plotësohen.

Ujë në këtë shtëpi ka vetëm në banjo, ndërsa deri tek kuzhina e improvizuar Floria duhet të bartë (ujin) me kovë.

Përkundër se shtëpia e vjetër nuk i plotëson kushtet për jetesë, deri më sot kësaj familje askush nuk iu ka ofruar ndihmë financiare.

Duke u ballafaquar me jetën e vështirë, Floria lutet dikush t’i ndihmojë që një ditë fëmijët e saj ta gëzojnë një shtëpi. /Lajmi.net/

Nëse keni mundësi të ndihmoni financiarisht kontaktoni në këta numra:  + 383 49 131 131 / +383 44 462 978

Të Fundit

Sport

ShowBiz