back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeParalajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Të ngjajshme

Enver Berisha zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Klinë

Enver Berisha është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të...

Katër vjet pa marrëdhënie seksuale, Khole befason me deklaratën

Khloe Kardashian festoi përvjetorin e katërt të beqarisë në...

Gjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe Shqipëra

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në...

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der...

Deri në fund të kësaj jave, në Kosovë do të vazhdojnë reshjet e shiut. Po ashtu, nga këto reshje në vend mund të ketë edhe vërshime

Këtë e ka thënë për Gazetën Express eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj thotë se nga reshjet e shiut, mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët.

“Ka një shkallë të rrezikut se mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët, në ato vende që janë të dëmtuara nga rrjedhja e lumenjve, meqenëse lumenjtë e Kosovës 99 për qind janë lumenj rrëke, e lëshojnë territorin  e vendit tonë. Prandaj Republika e Kosovës e ka këtë specifikë që është kulmi i Gadishullit Ballkanik sa i përket rrjedhjes së lumenjve”, thotë Tahirsylaj

Tahirsylaj thekson se intensiteti i reshjeve të shiut do të ndryshojë.

“Ky mot do të zgjasë deri në fund të javës, por nga mesi i javës intensiteti i reshjeve nuk do të jetë i njëjtë, pastaj përsëri do të ketë reshje.  Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes në shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë dhe kjo situatë është e pranueshme si për florën njëkohësisht edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz