Para koncertit në Londër, Yllin e gjen telashi që s’do t’ia merrte mendja
dp

Lexo edheMinistria e Kulturës shpreh ngushëllime për vdekjen e artistes, Rinesa Qeriqi

Yll Limani mban sonte koncertin e tij të madh në Londër të titulluar “Thirrëm sot ose nesër”.
Mirëpo, përveç emocioneve të skenës, artisti po përballet edhe me një situatë mjaft të papritur dhe humoristike pas prapaskenave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ylli ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se i ka humbur pasaporta, pikërisht në kohën kur nesër duhet të kthehet për në Kosovë.
Mbi videon e publikuar ai ka shkruar me shaka: “Qysh mi tregu Bonartit qe m’ka hup pasaporta e neser kena mu kthy n’Kosove”, duke iu referuar menaxherit të tij.
Postimi ka nxitur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit dhe figura të njohura të estradës, përfshirë edhe reperin Noizy i cili ka reaguar me figurë duke qeshur.
Pavarësisht këtij ngacmimi të vogël me dokumentet, koncerti i sonte në Londër pritet të dhurojë një atmosferë të jashtëzakonshme për të gjithë fansat e tij.

Lexo edheMinistria e Kulturës shpreh ngushëllime për vdekjen e artistes, Rinesa Qeriqi