Papa Leoni nis vitin me thirrje për paqe

Papa Leoni XIV e nisi Vitin e Ri me një meshë, gjatë së cilës përsëriti thirrjen për paqe, duke veçuar vendet e përgjakura nga konflikti.
Liturgjia e ditës shënoi si Solemnitetin e Marisë, Nënës së Zotit, ashtu edhe Ditën Botërore të Paqes.
Ati I Shenjtë solli në vëmendje edhe Vitin Jubile për besimtarët katolikë, që mbyllet më 6 janar të 2026.
“Në këtë ditë, le të lutemi të gjithë së bashku për paqen: së pari, midis kombeve të përgjakura nga konflikti dhe vuajtjet, por edhe brenda shtëpive tona, në familjet e plagosura nga dhuna ose dhimbja. Në agimin e vitit të ri, Liturgjia na kujton se për secilin prej nesh, çdo ditë mund të jetë fillimi i një jete të re, falë dashurisë bujare të Zotit, mëshirës së Tij dhe përgjigjes së lirisë sonë. Është bukur ta shohësh vitin që vjen në këtë mënyrë: si një udhëtim të hapur për t’u zbuluar”

Lexo edheTë paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një resort skish në Zvicër
Papa pranoi se shumë njerëz dhe organizata në mbarë botën tashmë i janë përkushtuar përfundimit të dhunës dhe kanë krijuar nisma të panumërta për ndërtimin e paqes.
Pas një sezoni të ngjeshur Krishtlindjesh, Leoni XI ka disa ditë pushim para se të kremtojë festën e Epifanisë së kishës më 6 janar dhe të mbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025.














