Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë
Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka ardhur në mënyrë demokratike.
Tutje gjatë emisionit “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se për interesin tonë ne duhej të punonim pasi që sipas tij kemi pasur një qeveri e cila ishte e shantazhueshme nga BE-ja, gjë e cila do duhej të ishte në interesin tonë ndërkaq tani që klasa e re ka ardhur në mënyrë demokratike, janë më intelektualë dhe nacionalistë do të ketë vështirësi .
“Ka me pasur presione nga Perëndimi, ka me bërë më pak punë, sepse nuk munden me i shantazhuar. S’munden me thënë që jeni të korruptuar. Ata kanë me thënë: “Na jepni pak kohë ta stabilizojmë pushtetin në Serbi, pastaj do të merremi me Kosovën”, theksoi Spahiu.
Ai ka folur edhe për çështjen e dialogut dhe njohjen nga Serbia ku ka thënë se Kosova ka humbur rastin ta siguroj këtë njohje gjatë dy viteve të kaluara.

Lexo edheNjë kosovar shpallet i zhdukur në Itali, policia publikon fotografinë e tij
“Gjatë këtyre dy viteve që ne jemi marrë me këtë, qeveria, parlamenti, numrat – ne kemi humbur shansin më të artë për ta marrë njohjen nga Serbia dhe për ta zbatuar Planin Franko-Gjerman, i cili nënkupton njohjen në heshtje të Kosovës nga Serbia.Ne kemi pasur një qeveri së cilës po i digjej toka nën këmbë dhe ishte e shantazhueshme nga BE-ja, edhe që ne mund të bënim për interesin tonë në këtë drejtim”, tha ai.




