Ndërron jetë një person në Drenas, prokuroria urdhëron obduksionin
dp

Lexo edheNënkryetarja e Prishtinës: Shefi i KfW-së na konfirmoi dje se Hekuran Murati s’po e nënshkruan kredinë për pastrimin e Prishtinës

Një person ka humbur jetën të enjten, më 5 nëntor 2026, në Drenas, në rrethana që po hetohen nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, fillimisht është raportuar se një mashkull kosovar ishte alivanosur.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edheNënkryetarja e Prishtinës: Shefi i KfW-së na konfirmoi dje se Hekuran Murati s’po e nënshkruan kredinë për pastrimin e Prishtinës
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”