Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari
dp

Lexo edheDETAJE- Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri i armatosur me armë të gjatë dhe tjetri me çekan, kanë hyrë në një vend pune dhe kanë marrë një sasi të madhe ari.
Rasti ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 17:14. Sipas raportit të policisë, dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovare, kanë raportuar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, dy të dyshuarit kanë hyrë të armatosur dhe kanë thyer dollapët, nga ku kanë marrë arin.
“Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë.
Lexo edheDETAJE- Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj