BallinaLajmePanikë lufte në Skenderaj, kolona të gjata tek mullinjtë për miell, reagon...

Panikë lufte në Skenderaj, kolona të gjata tek mullinjtë për miell, reagon Fadil Nura ( FOTO)

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Me qindra qytetarë të Skenderajt gjatë ditës së djeshme, sidomos ditës së sotme ia kanë mësyer mullinjëve, marketeve për të rezervuar gjëra ushqimore, duke krijuar një panikë në masë. Pas këtyre pamjeve ka reaguar edhe kryetari Fadil Nura, duke bërë të qartë se nuk ka asnjë arsye për panikë, shkruan Drenica Press.

Kryetari Fadil Nura tha se: “Të dashur qytetarë të Skenderajt!
Kemi parë dje dhe sot fluks të qytetarëve tek mullinjtë, dyqanet e marketet, për të siguruar miell, pas ngjarjeve në Ukrainë.
Një situatë e tillë krijon vetëm panik tek të gjithë qytetarët.
Kemi qenë në kontakt dhe vazhdojmë të jemi me pronarët e fabrikave të grurit, nga të cilët kemi marrë siguri se ka rezerva të mjaftueshme të grurit e miellit.
Andaj kërkoj me mirëkuptim mos të krijohen situata që ngjallin frikë.
Është e panevojshme”/DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz