Pamje të rënda: 8 vjeçari në Vushtrri pëson lëndime pas sulmit nga qentë endacak
BILLI


Një fëmijë tetëvjeçar është sulmuar ditën e shtunë nga qentë endacak në rrugën “Kadri Dushi” në Vushtrri.
L.I ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e kafshimit të qenve.
Bëhet e ditur se fëmijët tjerë që ishin në shoqërinë e L.I kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.
Lexo edheVlora Çitaku i gëzohet suksesit të Dua Lipës, kështu e uron ajo
Të afërm të fëmijës kanë dërguar disa fotografi ne adresë të Klan Kosovës për të treguar rrezikun që kanë nga qentë endacak në qytetin e Vushtrrisë.
KUJDES PAMJET JANË TË RËNDA !
