Pamje të frikshme nga Polonia | Qytetarët duke vrapuar nën zhurmën e plumbave
dp
Lexo edheNetanyahu drejt largimit nga pushteti? Presidenti i Izraelit i jep kandidatit opozitar, Gadi Eisenkot, mundësinë për formimin e qeverisë së re
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut, ku qytetarë të shumtë shihen duke vrapuar për t’u larguar nga zona, ndërsa në sfond dëgjohen krisma armësh, transmeton lajmi.net.
Në videot e shpërndara shihen edhe automjete që kalojnë nëpër zonën ku ndodhi sulmi, në kohën kur qyteti ishte përfshirë nga kaosi.
Ndërkaq, pamjet pas ngjarjes tregojnë ndërhyrjen e ekipeve emergjente, xhama të thyer dhe karrige të përmbysura në vendin e ngjarjes.
Mbi qendrën e Krakovit është vërejtur edhe një helikopter, ndërsa forcat e rendit dhe ekipet emergjente po vazhdojnë operacionin.
Lexo edheNetanyahu drejt largimit nga pushteti? Presidenti i Izraelit i jep kandidatit opozitar, Gadi Eisenkot, mundësinë për formimin e qeverisë së re
Autoritetet polake janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit./lajmi.net/