Pamje nga vjedhja e parave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
BILLI

Lexo edheVIDEO: Ja kush është Rrahim Hashimi, personi më i rrezikshëm në aferën e fajdeve

Dy persona, janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur disa para nga arka e tualetit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Paratë e vjedhura, janë para të personave, të cilët kanë paguar për shfrytëzimin e tualetit në stacion.
Në videon e siguruar nga Gazeta Express, të dy personat shihen teksa hyjnë në kabinën në të cilën ndodhet arka, dhe pastaj largohen me paratë e vjedhura nga aty.
Mësohet se ata kanë arritur që t’i vjedhin 15 euro.

Lexo edheVIDEO: Ja kush është Rrahim Hashimi, personi më i rrezikshëm në aferën e fajdeve
Rasti ka ndodhur në orën 03:37, të datës 25 maj, ditë e shtunë.