Hamza: Nesër marshojmë për të vërtetën, lirinë, UÇK-në dhe Kosovën
dp

Lexo edheMosvotimi i Çitakut | Nagavci e bën “lëmsh” me arsyetim: S’ka të bëjë me inat nga e kaluara – kemi qenë të gatshëm ta votonim edhe për kryetare të Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin për liri, i cili do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi në facebook, Hamza ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, i cili nis në orën 14:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ju ftoj të gjithëve që nesër, në orën 14:00, të bashkohemi në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të dëshmuar se Kosova nuk harron dhe nuk hesht!”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë se marshi do të jetë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, por edhe për, siç është shprehur, “të vërtetën, lirinë, UÇK-në dhe Kosovën”.

Lexo edheMosvotimi i Çitakut | Nagavci e bën “lëmsh” me arsyetim: S’ka të bëjë me inat nga e kaluara – kemi qenë të gatshëm ta votonim edhe për kryetare të Kuvendit
“Bashkohuni me ne në Marshin për Liri!”, ka përfunduar Hamza thirrjen e tij./IndeksOnline/