Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën për votimin e nënkryetarëve.
Haxhiu tentoi që të kaloj radhën e PDK-së për nënkryetarët dhe ta vendos në votim propozimin e LDK-së, transmeton lajmi.net.
Kundër këtij kapërcimi doli LDK. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kundërshtuar edhe një herë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për të propozuar kandidatin për nënkryetar.
Ajo tha se LDK nuk e sheh të arsyeshme që të propozojnë kandidatin, duke kaluar subjektin e dytë, PDK-në, pa propozuar kandidatin e tyre për nënkryetar.
“Nuk ua rekomandojmë ta hidhni në votim, por as nuk marrim pjesë në votim”, u shpreh Lushaku.
Haxhiu u mundua që ta vendos në votim përsëri emrin e Kujtim Shalës, por LDK e lëshoi sallën dhe si shkak i kësaj seanca u ndërpre.
Seanca vazhdon të dielën në ora 10:00./lajmi.net/