Pamje ekskluzive: Kandidatja për presidente, Feride Rushiti në ambientet e Kuvendit, pret seancën e orës 19′
dp

Lexo edheZvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, është larguar nga ambientet e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të seancës së dytë për zgjedhjen e presidentit.
Në pamjet e realizuara nga Indeksonline, ajo shihet teksa përshëndetet me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, nënkryetarin Adrian Gola dhe deputetin Ilir Kërçeli.
Ndërsa, seanca nuk arriti të zhvillohet për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, duke pamundësuar kuorumin dhe vazhdimin e procesit zgjedhor.
Kjo situatë ka shtyrë edhe një herë vendimmarrjen për një nga postet më të rëndësishme shtetërore.

Lexo edheZvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike
Pas përfundimit pa sukses të kësaj tentative, Rushiti u pa duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa nuk ka pasur deklarime publike lidhur me largimin e saj.
Ndërkohë, nga Kuvendi, konkretisht Albulena Haxhiu është bërë e ditur se seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot në ora 19:00, ku mbetet të shihet nëse do të ketë pjesëmarrje të plotë të deputetëve dhe nëse procesi do të ecë përpara.