back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëPamje dramatike pranë Kievit, dhjetëra helikopterë “nxijnë” qiellin

Pamje dramatike pranë Kievit, dhjetëra helikopterë “nxijnë” qiellin

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka konfirmuar se forcat ruse kanë marrë qytetin e Hostomelit në very të vendit, vetëm pak kilometra nga Kievi sipas “The Guardian”.

Ndërkohë që jepet ky lajm, mediat e huaja kanë publikuar pamje të helikopterëve rus që fluturojnë mbi qiellin ukrainas.

Disa prej tyre janë qëlluar me raketa tokë-ajër nga ukrainasit, ku sipas raportimeve ka edhe disa të rrëzuar.

Më herët, mediat ndërkombëtare raportuan për shpërthime të fuqishme në Kiev, ndërsa autoritetet lokale thanë se Ukraina ishte bërë pre e një vale tjetër sulmi me raketa të Rusisë gjatë mesditës së sotme.

Ka raportime se forcat ruse janë futur në Ukrainës edhe nga Krimea dhe Bjellorusia. Më herët, AFP raportoi për civilë të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv, ku të paktën një raketë ra brenda një lagjeje të banuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz