back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptarePallati 28 katësh tek Shkëmbi i Kavajës duhet të shembet

Pallati 28 katësh tek Shkëmbi i Kavajës duhet të shembet

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

“Pallati 28- katësh i ndërtuar në vijë e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës duhet të shembet” , ky është  rekomandimi qe vjen nga Instituti i Ndërtimit Tiranë. Në relacionin e hartuar me kërkesë të prokurorisë së Durrësit, inxhinierët e këtij institucioni thonë se objekti shfaq probleme të shumta. Gjithashtu specialistet kanë konstatuar që leja e ndërtimit është shkelur, ndaj kanë rekomanduar prishjen e objektit.

Menjëherë pas këtij relacioni, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, Enver Shala. Ndërkaq ky objekt ka qenë edhe me herët në qendër të vëmendjes, për shkak të shembjes se konstruksioneve metalike të 3 kateve të fundit shtesë, duke rrezikuar jetën e punëtorëve.

Asokohe Enver Shala, u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa më herët dhe pikërisht në vitin 2013, i është prishur kompleksi “Kamelia” tek Ura e Dajlanit si dhe një tjetër objekt tek Shkembi i Kavajës. /Opinion.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz