Pal Lekaj urdhëronte PSD’në në senacë: Mbajeni fjalën, votojeni buxhetin
Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj, në një mesazh drejtuar zyrtarëve të PSD’së u ka kërkuar të mbajnë fjalën, të votojnë buxhetin dhe të mos ikin nga salla e Parlamentit. Përgjegjësi për zyrtarët e VV ‘së kishte kërkuar edhe Bilall Sherifi i NISMA’s. Ndërsa, Dardan Molliqaj ua ka konfirmuar se PSD e voton buxhetin.
Kushdo që ka menduar se Pal Lekaj nuk ka fuqi në AAK ka gabuar. Ai po del të jetë në pozitë udhëheqëse edhe për deputetët e VV’së.
Në mesazhet telefonike të publikuara nga Kosovapress, Lekaj i kishte shkruar Dardan Molliqajt, duke e urdhëruar të mos largohet nga seanca ku votohej buxheti i Shtetit.
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.
“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”, i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Dardanit i përgjigjet shpejt Pal Lekajt. Ia pohon se gjithçka është në rregull dhe se do ta votojnë buxhetin.

Lexo edhePDK e AAK të gatshme t’ia japin Shpend Ahmetit hisen e AKR’së në Qeveri
Për të marrë konfirmimin se gjithçka është në rregull me PSD’së ishte angazhuar edhe Bilall Sherifi i NISMA’s. Edhe Sherifi i shkruan Molliqajt.
“A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt.
Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.















