Pagoi 300 mijë euro për Ferrari, pas një ore e shkatërroi në aksident (Foto)
01·
Shoferi i paemëruar nga Barnsley i Anglisë, ka bërë ndeshje dhe e ka shkatërruar në tërësi makinën Ferrari që kushton afro 300 mijë euro.
Për më keq, kjo ndodhi vetëm një orë pasi e kishte marrë nga salloni modelin 430 Scuderia, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ai është rrotulluar dhe ka përfunduar 50 metra larg rrugës, ndërsa makina është përfshirë nga zjarri.

Lexo edhe2 muaj burg për të shtënat në dasmën e vëllait
Shpejtësia e lartë, mungesa e aftësisë në manovrim dhe rruga e lagur kanë qenë faktorët kryesorë të këtij aksidenti.















