back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePaditet Milaim Zeka pasi tha se “Kurti e Haxhiu kanë takuar kryeprokurorin...

Paditet Milaim Zeka pasi tha se “Kurti e Haxhiu kanë takuar kryeprokurorin e Speciales”

Të ngjajshme

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur padi ndaj ish-deputetit të Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, pas disa deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Albin Kurti dhe vetë ministrja Haxhiu janë takuar me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale.

Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

Haxhiu përmes padisë së dërguar në Gjykatën Themelore, pretendon se Zeka ka shpifur dhe kështu ka dëmtuar reputacionin e saj dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Kjo deklaratë dihet qartazi se është e pasaktë dhe për këtë është në dijeni edhe vet i padituri Milaim Zeka por e ka bërë këtë me qëllim të dëmtimit dhe cenimit të imazhit të palës paditëse”, thuhet në mes tjerash në padi.

Haxhiu ka kërkuar kompensim në të holla dhe sipas saj këtë vlerësim duhet ta bëjë Gjykata kompetente që e trajton rastin.

“Pala paditëse vlerëson se për shkak të përjetimit të dhimbjes shpirtërore, denigrimit të personalitetit dhe cenimit të autoritetit, në bazë të nenit 182 par. 1 të Ligjit nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, kompensimi i dëmit jo material të bëhet në të holla në vlerë të caktuar në bazë të vlerësimit të gjykatës kompetente”, potencohet në padi ndër të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz