BallinaLajmeLajmet e FunditPacolli: Politika kosovare ka nevojë për reflektim të thellë dhe veprim me...

Pacolli: Politika kosovare ka nevojë për reflektim të thellë dhe veprim me përgjegjësi

Të ngjajshme

Dembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen e Championsit

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim...

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”,...

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...

Ish-presidenti dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë një thirrje për reflektim të thellë në politikën kosovare, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ngritur shqetësime serioze mbi drejtimin që ka marrë vendi.

Pacolli ka theksuar se politika në Kosovë është shndërruar në një luftë të brendshme për pushtet, duke humbur fokusin strategjik dhe duke e lënë mënjanë përpjekjen për një të ardhme të përbashkët.

Ai ka kritikuar si pozitën, ashtu edhe opozitën, për sjellje të ngjashme me një “fushatë të përhershme”.

“Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura”, ka shkruar Pacolli, duke shtuar se qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin për shkak të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në institucione.

Në fokus të kritikave të tij ishin edhe gjyqësori dhe përhapja e korrupsionit në institucione, ndërkohë që ai shprehu shqetësim për largimin e të rinjve nga vendi.

“Kosova nuk e meriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare”, shkruan më tej ai.

Pacolli ka bërë apel për veprim të përgjegjshëm dhe të matur politik

“Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politik i dikujt që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me!”, ka shkruar Pacolli./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz