back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePacolli akuzon huliganët serbë për sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Pacolli akuzon huliganët serbë për sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë

Të ngjajshme

Orban: BE-ja dhe Ukraina i kanë “shpallur luftë” Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pohuar se Brukseli dhe...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

100 mijë Euro borxh Behgjet Pacollit, Naim Murseli: E kam shlyer në mënyra tjera

Të mërkurën është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit,...

Haradinaj shkon në shtëpi të Fadil Fazliu, e uron për lirimin e tij nga Haga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu,...

Oriola Marashi mbështet haptazi këtë banor të BBVK-së

Oriola Marashi duket se ka qëndruar në hap me...

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz