Enver Gashi nga Mitrovica është i shtrirë që nga dje në spitalin e këtij qyteti pas një lëndimi të rëndë në këmbë.
Ai në një bisedë për “Jepi zë”, është ankuar se askush nuk po e merr parasysh. Siç thotë ai, as ushqim nuk ka për pacientët.
“Askush s’po më këqyr. Veç një pjatë supë pa bukë në mëngjes ma kanë dhanë. S’di ku po jetojmë”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, ai thotë se teknikët i kanë dhënë vetëm një infuzion, dhe më nuk janë marrë me të. Gashi thotë se nuk ka gjak për t’u futur në operacion.
- Advertisement -