BallinaShowBizBrikena shpërthen pas “BBV”: akuza për njollosje dhe mesazh i fortë për...

Brikena shpërthen pas “BBV”: akuza për njollosje dhe mesazh i fortë për kritikët

Të ngjajshme

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena, ka reaguar publikisht përmes një postimi të gjatë në Instagram, duke ngritur shqetësime për padrejtësi dhe sulme ndaj imazhit të saj gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Ajo shprehet se, ndërsa ndodhej brenda formatit, jashtë janë përhapur informacione dhe akuza që sipas saj kanë synuar ta dëmtojnë, madje edhe nga persona që i konsideronte të afërt.

“Gjatë periudhës që kam qenë brenda në Big Brother, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi. Ka pasur njerëz që janë përpjekur të njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë nga duart e mia,” – shkruan ajo.

Brikena thekson se janë publikuar materiale që nuk ka pasur forcë t’i ndjekë për shkak të ndikimit në shëndetin e saj mendor. Edhe pse është këshilluar të ndjekë rrugë ligjore, ajo ka zgjedhur një tjetër qasje.

“Besoj fort që Zoti ekziston. Nuk është një ‘mace që të gërvisht menjëherë’, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton,” – shprehet ajo.

Në fund të reagimit, Brikena falënderon publikisht të gjithë mbështetësit për përkrahjen dhe nënvizon se do të vazhdojë të jetë e sinqertë me veten dhe ndjekësit e saj.

Ajo mbyll mesazhin me një apel për ndalimin e sulmeve dhe përzgjedhjen e respektit dhe të vërtetës: “Ju lutem, mos vazhdoni më. Le të zgjedhim respektin dhe të vërtetën mbi gjithçka.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz