Owono pritet t’i shpëtojë akuzave penale pas vdekjes tragjike të Jesus de Miguelit!

Portieri i FC Andorrës, Jesus Owono, pritet të mos përballet me akuza penale pas incidentit në fushë që çoi në vdekjen tragjike të sulmuesit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda.
Owono u ndëshkua me karton të kuq pasi, në përpjekje për ta larguar topin, gjuri i tij goditi në gjoks De Miguelin. Ky i fundit ndërroi jetë më vonë, në moshën 30-vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, portieri ka këmbëngulur se nuk kishte asnjë qëllim për ta lënduar kundërshtarin dhe se është thellësisht i prekur nga ajo që ndodhi.
🚨 𝗡𝗘𝗪: FC Andorra goalkeeper Jesús Owono is expected to avoid criminal charges following the on-pitch collision that led to the tragic death of Tenerife striker Jesús de Miguel.
The goalkeeper was sent off after his knee struck De Miguel in the chest while attempting to… pic.twitter.com/5z9ViU6Doa
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 3, 2026

Lexo edheZyrtare: Nuno Espirito Santo shkarkohet nga West Hami
Ndërkohë, janë publikuar edhe pamje ku Owono shihet duke u përballur me disa tifozë, të cilët e ofendonin duke e quajtur “vrasës”, teksa po largohej nga fusha.
Megjithatë, sipas raportimeve, portieri mund të përballet me masa disiplinore sportive, me një pezullim që mund të zgjasë nga tetë deri në 12 ndeshje.
Pas reagimeve dhe ofendimeve të shumta në rrjetet sociale, Owono ka mbyllur edhe llogarinë e tij në Instagram. Ai gjithashtu thuhet se synon të kontaktojë privatisht familjen e De Miguelit për t’i shprehur ngushëllimet./Indeksonline/














