BallinaSportOwen kritikon Salahun pas komenteve të tij

Owen kritikon Salahun pas komenteve të tij

Të ngjajshme

Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur...

Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po...

​Osmani mbetet “presidente” dhe merr 70 për qind të pagës, edhe kur e kryen mandatin

Vjosa Osmani do të jetë presidente, “zyrtarisht” dhe me...

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Ylli i futbollit, Mohamed Salah ka marrë vëmendje kohët e fundit.

Kjo për shkak të deklaratave të tij pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Leeds, që u mbyll 3-3.

Egjiptiani, kishte thënë se nuk ka kontakt me trajnerin Arne Slot dhe se dikush po bën komplot që ta largojë atë nga kampioni i Premierligës.

Kjo çoi në reagimin e legjendës së Liverpoolit dhe ish-fituesit të “Topit të Artë”, Michael Owen.

Owen, në faqen e tij në “X”, kritikoi egjiptianin rreth komenteve të këtij të fundit.

“Mund ta imagjinoj si ndihesh. E ke udhëhequr këtë ekip për një kohë të gjatë dhe ke fituar gjithçka që mund të fitohet. Por kjo është një lojë ekipi dhe thjesht nuk mund ta thuash publikisht atë që ke thënë. Do të arrish në shkosh në Kupën e Afrikës pas një jave. Me siguri do të kafshosh buzën, do të kënaqesh duke përfaqësuar vendin tënd dhe do të shohësh si është vendi kur të kthehesh”, shkroi Owen në faqen e tij.

Salah, do të jetë gjatë këtij muaji jashtë fushave pasi që do të luajë me Egjiptin në Kupën e Afrikës për Kombe./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz