back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani tërhoqi kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja shkaku i tij –...

Osmani tërhoqi kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja shkaku i tij – kush është Radomir Laban?

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot përmes një konferencë për media njoftoi tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Ky vendim erdhi si pasojë e caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

Por, kush është Radomir Laban?

Ai ishte bërë interesant për publikun, nga e premta e 18 majit të vitit 2018 pasi u zgjodh gjykatës i ri në Kushtetuese, falë vizës që ia kishin dhënë deputetët asokohe.

Ata nuk kishin hulumtuar fare të kaluarën problematike të Labanit, i cili ishte dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Serbi, për krim të organizuar.

Por, ish punëtori i doganës në shtetin fqinj, nuk kishte kaluar as edhe një orë të vetme prapa grilave, kjo pasi gjeti strehim në Kosovë.

Për më tepër, në vitin 2011 ai edhe u punësua në Gjykatën Kushtetuese të shtetit të ri.

Ai ishte pjesë e grupit të njohur si “mafia doganore”, që u përball me drejtësinë nga viti 2006.

Pas dënimit, për ish-anëtarin e inteligjencës së Doganës së Serbisë u lëshua fletarrest në interpol.

Pasi u mor vesh se iku në Kosovë, u kërkua edhe asistenca e EULEX për ta arrestuar, në nëntor të vitit 2017.

Misioni evropian i ktheu përgjigje negative kryetares së gjykatës së Kralevës.

Laban kishte shpëtuar pa therrë në këmbë edhe kur doli para Komisionit të Kuvendit për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtuese.

Këtu u tha se prezantoi dokumentacion që thotë se ai nuk ka asnjë problem me ligjin. /KlanKosova

- Advertisement -

Të Fundit