Osmani shkruan për vizitën në Mitrovicë, thotë se është e katërta brenda një muaji në Komunat e Kosovës
dp

Lexo edheI akuzuari për vrasjen në “Interex” thotë se ishte i rrezikuar, mohon ta ketë nxitur djalin për vrasje

Osmani ka thënë se kjo ishte vizita e katërt e saj brenda një muaji në Komunat e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive. Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin. Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Osmani.
Osmani është kritikuar për vizitën e saj në Mitrovicë, duke e parë si politike. /Lajmi.net/

Lexo edheI akuzuari për vrasjen në “Interex” thotë se ishte i rrezikuar, mohon ta ketë nxitur djalin për vrasje