Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani me familjen e ndjek performancën e Armend Rexhepagiqit pranë Haxhiut e...

Osmani me familjen e ndjek performancën e Armend Rexhepagiqit pranë Haxhiut e Nagavcit: “Koncert magjik”

Të ngjajshme

Gjest i mirë nga sulmuesi Jackson, dhuron donacion në një spital në vendlindje

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson gjendet në pushime në...

Nuk kursehet Riri, ekspozon gjoksin në reçipeta transparente

Bukuria e Rihannës thjesht nuk do të ndalet. 37-vjeçarja e hitit...

Etrit Berisha i jashtëzakonshëm, po rikthehet në formën e tij të dikurshme

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është duke...

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar “magjik” koncertin e mbrëmshëm të Armend Rexhepagiqit në kryeqytet.

Ajo ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja në këtë koncert, ku ishte së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre. Afër Osmanit shihen Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci.

“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme”, shkroi presidentja në një postim në Facebook.

“Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja”, shtoi ajo.

Presidentja e falënderoi këngëtarin “për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”.

- Advertisement -

Të Fundit