Osmani: Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari dhe vendi ku fiton Republika
dp

Lexo edhe61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 Qershorit do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në tubimin e quajtur “Tubimi i Bashkimit”, deklaroi se “nuk ka rëndësi sa larg shkon nëse zemra jote e di gjithmonë se ku është shtëpia jote. Për mua kjo është shtëpia ime”, u shpreh Osmani.
Gjithashtu Osmani, duke bërë thirrje për përkrahje ndaj saj dhe Abdixhikut tha;
“Unë besoj që përgjigja gjindet tek njerëzit që e kanë guximin të bashkohen jo për veten e tyre por për Republikën”.
“Prandaj sot ju ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri tjetri”, vijoi Osmani.

Lexo edhe61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
I” ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi”, shtoi ajo.
“Lista që po ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, në zot, në familje, në demokraci dhe në aleanca”, pohoi ajo.
“Kjo është lista ku përherë do të fitojë, jo individi por Republika”, u shpreh Osmani.