back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeOsmani i premton përkrahje Pecit, Mitrovicën e quajnë vend me bukur natyrore...

Osmani i premton përkrahje Pecit, Mitrovicën e quajnë vend me bukur natyrore me të cilat e ka bekuar Zoti

Të ngjajshme

Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase del para Gjykatës

Sot, para Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dal Endrit...

Vetëplagosje me armë zjarri në Lipjan, dy persona përfundojnë në polici

Një incident me armë zjarri është raportuar të dielën...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Faton Pecin pasi mori detyrën e Kryetari të Mitrovicës së Jugut, e ku pas takimit e para e shtetit u shpreh besimplotë për udhëheqje të mirë me këtë komunë nga ai por edhe ekipa e tij të cilën e quan të jashtëzakonshme.

Presidentja Osmani tha se ajo bashkë me Pecin si fëmijë të lindur në Mitrovicë njohin për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen mitrovicasit.

“Urime për marrjen e kësaj detyre e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, por njëkohësisht edhe sfiduese, por jam e besimplotë që do t’ia dilni ju dhe ekipi i jashtëzakonshëm në mënyrë që për të gjithë qytetarët të sillni më shumë perspektivë, projekte, më shumë zhvillim dhe më shumë shpresë. Ne me Fatonin njihemi që një kohë të gjatë, kemi shkuar në shkollë bashkë, jemi rritur në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet dhe nga njëra anë jam besimit që do të rregullohen edhe me angazhimin e kryetarit dhe ekipës së tij, por edhe me mbështetjen tonë nga niveli qendror, sepse qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë dhe meritojnë që, përkundër sfidave me të cilat janë ballafaquar jo vetëm viteve të 90-ta, por fatkeqësisht edhe pas luftës, që tanimë t’iu hapet rruga e perspektivës. Ky qytet ku jemi rritur ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore që ia ka falur Zoti, por edhe për shkak të traditës që ka, potencialit që kanë njerëzit e Mitrovicës dhe historisë. Tani sidomos gjeneratat e reja presin që të ecim përpara”, tha Osmani pas takimit që pati me Pecin.

Osmani teksa premtoi përkrahjen institucionale është shprehur edhe se tokat e Mitrovicës ishin gjithmonë të shqiptarëve.

“Jam e bindur që edhe nga aspekti politik, duke ditur edhe rëndësinë e Mitrovicës dhe krejt kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe vet trashëgimia kulturore, ku shihet kudo në pjesët veriore, është dëshmia më e madhe e kësaj”, tha Osmani.

Pas fjalimit Osmanit iu është bërë një pyete pse nuk ka vizituar më herët kryetarin  Bedri Hamza, por që këtë ajo e quajti një gënjeshtër duke theksuar se edhe me të kishte vizita jo veç në komunë por edhe në biznese e ojq për projekte të ndryshme.

“Kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo sapo e the është fake neës, është propagandë, është gënjeshtër. Sepse jo njëherë, por disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën në këtë zyrë sa ka qenë kryetar. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë nëpër projekte të ndryshme, shkolla e biznese. Edhe kryetari paraprak e ka pasur përkrahjen time të plotë për aq sa është në kompetenca tona”, nënvizoi Osmani.

I lumtur për vizitën e Presidentes Osmani u shpreh tanimë Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci i cili madje e quajti Osmanin si presidenten më të mirë që e ka pasë Republika e Kosovës.

“Në ditën e parë të fillimit të punës, prej mëngjesi ta kem mysafire presidenten Vjosa Osmani, të cilën e uruam mirëseardhje në shtëpinë e saj. Diskutuam për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe të nevojës më të madhe të mbështetjes institucionale që i duhet Mitrovicës, duke filluar nga Zyra e Presidentes dhe Qeverisë, për të cilat kohët e fundit ka pasur përmirësim të dukshëm, por nga ana komunale kemi ambicie më të madhe për t’i adresuar këto. Mitrovica pas luftës, sikurse në fazën fillestare, është trajtuar vetëm si problem i mitrovicasve; tash është mirë që ka vëmendjen dhe mbështetjen e të parës së vendit, por edhe të Qeverisë dhe kryeministrit në detyrë, zoti Albin Kurti. Ne kemi më fat si Mitrovicë që gjatë këtij mandati nga Mitrovica e kemi pasur një përfaqësim shumë dinjitoz në politikën e jashtme, duke filluar nga bashkëvendësja jonë që prej se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka pasur fatin ta ketë presidentin ose presidenten më të mirë që ka pasur Republika e Kosovës dhe ne sot e patëm këtë fat ta kemi në zyrën e të parit të Komunës së Mitrovicës”, tha Peci.

Peci tregoi edhe për disktuimet që bënë bashkë me Osmanin në takim.

“Kemi diskutuar shumë tema që janë në interes publik për qytetin e Mitrovicës, duke filluar prej çështjeve ambientale, arkeologjike që e shpalosin trashëgiminë dhe potencialin e trashëgimisë kulturore, por edhe njëkohësisht për mundësinë që qyteti i Mitrovicës, që është më i bukri për atë që i ka dhënë Perëndia, por që nuk është demonstrim i gjendjes faktike në terren, ta përmirësojmë e ta avancojmë përmes projekteve konkrete”, deklaroi Peci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz