Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon a e shëron hudhra e Rahovecit koronavirusin
BILLI

Lexo edheRexhep Selimi kërkon rezolutë për taksën

Shkrimtari dhe ligjëruesi i lëndës “Arti i mendimit pozitiv”, Daut Demaku, disa ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij se hudhra nga Rahoveci mund të shëronte ose mbronte njerëzit nga infektimi me koronavirus.
Një lidhje mes hudhrës dhe koronavirusit e anë bërë edhe shumë njerëz në rrjetet sociale ndërkombëtare.
Madje, lajmi se hudhra kishte mundësi të shëronte dhe mbronte nga koronavirusi u bë aq i madh, sa u desh që Organizata Botërore e Shëndetësisë të reagonte për rastin.

Lexo edheRexhep Selimi kërkon rezolutë për taksën
Në pyetjen se “A mundet që hudhra të parandalojë infektimin me koronavirusin e ri?
Përgjigjja në këtë pyetje është si vijon:
“Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa vlera anti-mikrobiale. Sidoqoftë, nuk ka asnjë evidencë se ngrënia e hudhrës mund të mbronte njerëzit nga koronavirusi i ri tashmë i njohur si Covid-19.”/Reporteri/