back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeRexhep Selimi kërkon rezolutë për taksën

Rexhep Selimi kërkon rezolutë për taksën

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Shefi i grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ka deklaruar në seancën e thirrur nga partitë opozitare si shenjë pakënaqësie për paralajmërimin se tarifa do të hiqet, se do të duhej që këto parti të shkonin në Kuvend me një projekt-rezolutë për këtë temë, raporton Gazeta Express.

Selimi ka thënë se partitë që mblodhën nënshkrimet për taksën nuk kanë as qëndrim të njëjtë për këtë temë.

“Seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar për produktet serbe dhe të Bosnjës, do të duhet t’i parapriste një projekt-rezolutë nga ana e thirrësit të kësaj seance, atë nuk e patëm rastin që ta shohim qysh në fillim. Megjithatë, kam drojën që nuk do ta kemi as në përfundim të kësaj seance.

Duke marrë parasysh se partitë opozitare nuk kanë paraqitë ndonjë qëndrim të përbashkët politik sa i përket kësaj çështjeje, ndonëse e kanë nënshkruar thirrjen për seancë”, tha shefi i deputetëve të LV-së.

Selimi i ka pyetur deputetët e opozitës se cilin qëndrim të liderëve do ta marrin parasysh sot.

“Qëndrimin e cilit prej liderëve do ta merrni parasysh sot, atë të kryetarit të AAK-së që kërkon që të mos hiqet taksa, apo qëndrimin e kreut të PDK-së, e sidomos presidentin të tyre, për heqjen e menjëhershme të taksës. Ne e kemi shumë të qartë se çka duhet të bëjmë dhe për këtë nuk kemi dilema”, tha ai.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë temë, duke përmendur edhe reciprocitetin.

“Kryeministri tashmë e ka bërë të ditur qëndrimin, po ashtu qëndrimi i LV-së sa u përket raporteve tregtare ekonomike me Serbinë, që nga viti 2011 e deri më sot ne kemi qëndrim të njëjtë sa i përket kësaj çështjeje, duam reciprocitet të plotë, ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë”, shtoi ai. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz