BallinaBotëOKB: Gati 100 njerëz u rrëmbyen ose u zhdukën në Siri vetëm...

OKB: Gati 100 njerëz u rrëmbyen ose u zhdukën në Siri vetëm nga janari

Të ngjajshme

Leverkusen befason Dortmundin dhe afrohet me top-katërshes

Bayer Leverkusen mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj...

Haradinaj për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur...

Barcelona synon dominimin në derbi, Espanyoli është në krizë të thellë

FC Barcelona rrezikon të humbasë dy derbi katalanas në...

Gati 100 njerëz janë regjistruar si të rrëmbyer ose të zhdukur në Siri nga fillimi i këtij viti, ndërsa vazhdojnë raportet për zhdukje të reja me forcë, tha të premten zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

“Njëmbëdhjetë muaj që nga rënia e ish-qeverisë në Siri, ne vazhdojmë që të pranojmë raporte shqetësuese për dhjetëra rrëmbime dhe zhdukje me forcë” – tha para gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Thameen Al-Keetan, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

OHCHR-ja ka dokumentuar të paktën 97 njerëz që janë rrëmbyer ose janë zhdukur nga janari i këtij viti dhe kjo zyrë tha se ishte vështirë që të përcaktohej një numër i saktë.

Shifra e re u shtohet më shumë se 100.000 njerëzve që ishin zhdukur gjatë pushtetit të ish-presidentit Bashar al-Assad, tha zëdhënësi Al-Keetan.

Edhe pse disa familje janë ribashkuar me të dashurit e tyre që nga rënia e Assadit, shumë të tjerë ende nuk dinë gjë për gjendjen e të afërmve të tyre, tha OHCHR-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz