back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaBotëOBSH evakuuon mbi 7600 pacientë nga Gaza, shumica fëmijë

OBSH evakuuon mbi 7600 pacientë nga Gaza, shumica fëmijë

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka evakuuar nga Gaza, që nga fillimi i luftës, mbi 7 600 pacientë që kërkonin trajtim të specializuar urgjent jashtë vendit, ku rreth 66.7% janë fëmijë. Aktualisht, 15 600 persona të sëmurë ose të plagosur duhet të evakuohen.

Sipas të dhënave të OBSH-së, shumica e qytetarëve të Gazës të transferuar jashtë vendit janë pranuar nga Egjipti (3 995), Emiratet e Bashkuara Arabe (1 450), Katari (970) dhe Turqia (437). Pacientët e tjerë janë shpërndarë në vende të BE-së (299), Jordan (253), Algjeri (136), Tunizi (73), Oman (56) dhe SHBA (48).

Të dhënat më të fundit, publikuar më 28 tetor, tregojnë se OBSH ka evakuuar mbi 1 mijë persona nga Rripi i Gazës drejt Europës, përfshirë edhe vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Më së shumti pacientë palestinezë kanë pranuar Turqia, Italia dhe Uzbekistani, të ndjekur nga Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Evakuimet mjekësore të udhëhequra nga OBSH janë falas. Shtetet pritëse mbulojnë të gjitha shpenzimet e kujdesit shëndetësor, si dhe akomodimin dhe nevojat e përditshme të shoqëruesve të pacientëve të mitur (të paktën një prind ose kujdestar).

Këto evakuime, të vështira për t’u organizuar dhe realizuar, janë më së shumti për pacientë të sëmurë ose të plagosur rëndë, e që kanë nevojë për kujdes të specializuar që nuk është i disponueshëm në Rripin e Gazës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz