Objektivi i Man Utd refuzoi transferimin për shkak të një klauzole ‘të pasjellshme’ në kontratë

Manchester United nuk arriti të transferojë mesfushorin francez Adrien Rabiot në vitin 2022, pasi ai refuzoi një klauzolë të cilën e konsideroi “të pasjellshme dhe të papranueshme” në kontratën që klubi donte t’i vendoste.
United arriti një marrëveshje prej 15 milionë paund me Juventusin për kartonin e Rabiot, por negociatat ranë poshtë për shkak të kërkesave të larta për pagë.
Në atë kohë, shumë kritikuan nënën dhe agjenten e tij, Veronique Rabiot, duke e akuzuar për lakmi. Por ajo ka hedhur poshtë këto pretendime në një intervistë për L’Équipe:
“Adrien ishte i gatshëm të largohej nga Juventusi, i cili kishte siguruar Champions League, për Manchester United që nuk e kishte arritur këtë. Ne diskutuam kushtet dhe ata na thanë: ‘Nëse nuk kualifikohemi për Champions sezonin tjetër, paga e Adrien do të ulet’.
“E gjeta këtë gjë shumë të tepruar dhe të pasjellshme. U ndalëm aty. Ata menduan se ishte një taktikë për më shumë para, por ishte çështje parimi, jo parash.”

🧾 Klauzola që e prishi marrëveshjen
Klauzola në fjalë është standarde në kontratat e Manchester United, dhe parasheh një ulje prej 25% të pagës nëse skuadra nuk kualifikohet në Champions League – si mënyrë për të kompensuar humbjet e të ardhurave.

Lexo edheInter përmirëson ofertën për Lookman në 45 milionë €, por Atalanta kërkon 50 milionë €
Për shkak të dështimit në finalen e Europa League kundër Tottenham sezonin e kaluar, United do të mungojë në Champions për sezonin e dytë radhazi, duke humbur:
Të paktën 85 milionë paund në të ardhura;
4 ndeshje në shtëpi, që zakonisht sjellin rreth 5 milionë paund për ndeshje;
10 milionë paund penalizim në marrëveshjen me Adidas.

🏟️ Ku është Rabiot tani?
Rabiot aktualisht luan për Olympique Marseille, ku pati një sezon të shkëlqyer dhe ndihmoi skuadrën të përfundojë në vendin e dytë në Ligue 1, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/














