BallinaLajmeNxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Të ngjajshme

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Edhe pse janë bërë gati dy muaj qëkur ka nisur viti i ri shkollor, shumë institucione shkollore po ballafaqohen me mungesë të teksteve.

Drejtorë komunalë të arsimit e drejtorë të shkollave e kanë konfirmuar se në disa shkolla ende ka mungesa të librave. Si pasojë e këtyre mungesave nxënësit po i fotokopjojnë librat nga shokët e klasës.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ “pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre” i nxjerrë në vitin 2016 nga Ministria e Arsimit. Zyrtarët e MASHT-it nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës në lidhje me këto vonesa, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Kimete Konjusha-Dida, ka deklaruar se në këtë shkollë kanë mungesë të teksteve të gjuhës angleze. Ajo ka theksuar se kanë bërë ankesë në MASHT dhe se janë në pritje të sigurimit të librave.

E drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Supije Zhitia, ka thënë se në këtë shkollë u janë dërguar librat por jo për të gjithë nxënësit. Disa nga tekstet që u mungojë janë edukata qytetare, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjeografi, fletore pune etj. Për këtë, sipas saj, kanë shprehur shqetësim edhe prindërit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz