back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeNumrat e Qeverisë së re LDK- AAK- Nisma: Gjithçka varet nga Lista...

Numrat e Qeverisë së re LDK- AAK- Nisma: Gjithçka varet nga Lista Serbe, 4 deputetë të LDK-së që pritet të votojnë kundër (emrat)

Të ngjajshme

Tërhiqet shorti- kjo është renditja e 93 subjekteve garuese në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së...

​Ademi: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Përparim Rama viziton biznesin Nona’s: Shijet më të mira janë ato që na kujtojnë nanën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar biznesin Nona’s...

Qeveria e re e Kosovës, e cila është paralajmëruar se mund të formohet qysh javën tjetër, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike, do të jetë “pick” me numra, shkruan Gazeta Blic.

Nëse kalkulohen votat që aktualisht kanë grupet Parlamentare LDK (28), AAK (13) e Nisma (6) dhe minoritetet jo serbe (10), pa Listën Serbe, atëherë do t’i kenë vetëm 57 vota, të pamjaftueshme për formimin e qeverisë së re.

E, nëse kësaj i shtohet fakti se janë hiq më pak se 4 deputetë të LDK-së që s’do ta votojnë këtë qeveri, atëherë gjithçka do të varet nga Lista Serbe.

Pra, koalicioni LDK- AAK- Nisma pa Listën Serbe, vota reale i ka vetëm 53. Ndërkaq, koalicioni mund të formohet nëse këtij koalicioni i bashkohet edhe Lista Serbe, që qeveria do t’i kishte 63 vota në Kuvend.

Gazeta Blic nga burime Brenda LDK-së merr vesh se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk do ta votojë koalicionin me AAK-në dhe Nismën. Osmani edhe në Këshillin e Përgjithshëm ka votuar kundër këtij koalicioni.

Pos Osmanit, siç merr vesh Gazeta Blic, edhe deputeti Haxhi Avdyli nuk do ta votoj një koalicion me partinë e Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.

Janë edhe dy deputetë tjerë të partisë së drejtuar nga Isa Mustafa, që sipas burimeve të Gazeta Blic nuk do të votojnë pro një koalicioni të tillë, e ata janë deputeti Fatmir Rexhepi dhe Ardian Shala.

“Pra, aktualisht janë katër deputetë që po e kundërshtojnë një koalicion të tillë. Ata janë: Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi. Të gjithë këta, edhe në Këshill të Përgjithshëm kanë votuar kundër një koalicioni”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ndërkohë, dje Gazeta Blic ka raportuar se pritet që gjatë ditës së sotme të mbahet një takim ndërmjet Isa Mustafës e Hashim Thaçit, takim ky që do t’i paraprinte dhënies së emrit të mandatarit.

Ndonëse ishte paraparë që ky takim të mbahej dje, mirëpo është shtyrë për shkak se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka probleme shëndetësore.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka theksuar se pritet që këtë javë LDK ta marrë mandatin nga ana e presidentit Thaçi, derisa formimi i Qeverisë sipas tij, pritet të ndodh javës tjetër.

“Këtë javë do të merret mandatari, por nuk besoj që brenda javës do të mbyllet formimi i Qeverisë së re”, tha ai në Televizionin Publik.

Selamnaj tha se janë në kontakt edhe me dy partitë- AAK e Nisma për formimin e qeverisë së re.Deputeti i LDK-së ka theksuar se nuk kanë “krizë” numrash për formimin e Qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz