BallinaLajmeNumërohen 97.55% e votave të kandidatëve, kanë mbetur pa u kryer edhe...

Numërohen 97.55% e votave të kandidatëve, kanë mbetur pa u kryer edhe 62 vendvotime në Leposoviq, Pejë dhe Prishtinë( tabela)

Të ngjajshme

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturash në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë. Në rrugën...

Sesko i shënon Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” me dy gola në epërsi

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion” në Marok

Dy pjesëtarë të forcave amerikane që po merrnin pjesë...

Milani në krizë, Sassuolo e shënon edhe golin e dytë

Sassuolo e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në Serie...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së janë numëruar 97.55% e vendvotimeve, derisa kanë mbetur të numërohen vetëm edhe 62 të tilla, të cilat i takojnë komunave Prishtinë (31), Pejë (28) dhe Leposaviq (3).

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në anën tjetër, përveç numrit të fletëvotimeve nga vendvotimet e rregullta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar edhe me verifikimin e pakove me fletëvotime nga votimi i diasporës përmes postës.

Rreth 70% e pakove të supozuara me fletëvotime që mërgimtarët i dërguan në kutitë postare që KQZ i kishte hapur në 22 shtete të ndryshme, përfshirë dhe kutinë postare në Kosovë, janë vlerësuar dhe verifikuar deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Gazeta Express se sipas të dhënave nga rreth 70 mijë pako që ishin dërguar nga mërgata vetëm në votimin përmes postës, deri më 20 shkurt ky institucion ka vlerësuar 48,018, derisa kanë mbetur edhe 20,938 të tjera.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz