Edon Zhegrova nuk po e ka hapsirën e nevojshme në ndeshjet zyrtare të Juventusit, edhe pse transferimi i tij bëri bujë të madhe.
Sulmuesi i Kosovës nuk po e bind trajnerin e bardhezinjëve Luciano Spalletti, që të luaj si startues, shkruan IndeksOnline.
Por pavarësisht minutave të pakta në fushë, Juventusi po krenohet me paraqitjes e Zhegrovës në stërvitje.
Ditën e sotme në faqen zyrtare të klubit kanë postuar një video, ku Zhegrova është protagonisti kryesor, me gola, asistime e drimblime të jashtëzakonshme në stërvitje.
Por kjo nuk po mjafton që 26-vjeçari të bind Luciano Spallettin që ti jep më shumë hapësirë në fushën e gjelbërt.
Në ndeshjen e fundit ndaj Lazios, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë, ku pati paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.1./IndeksOnline/