Nuk ndalen lëkundjet, regjistrohen të tjera tërmete në Durrës natën e në mëngjes
03
Lexo edhePronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te ‘Mira Mare’ në Durrës
Në detin Adriatik vijojnë lëkundjet e tërmetit. Edhe mëngjesin e së dielës janë shënuar të tjera lëkundje tërmeti.
Fillimisht në orën 7:04, toka u dridh pas një tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra nga Tirana dhe 18 kilometra nga Mamurrasi në një thellësi prej 10 kilometrash.
50 minuta më vonë u shënua një tjetër tërmet me magnitudë 3.4. Epiqendra e lëkundjeve ishte në një thellësi prej 5 kilometrash nga sipërfaqja. Tërmeti ndodhi 46 kilometra nga kryeqyteti kësaj here dhe 28 kilometra nga Durrësi.
Lexo edhePronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te ‘Mira Mare’ në Durrës
Edhe në orë 08:18 u shënua i fundit me magnitudë 3.6 dhe epiqendër në detin Adriatik. Ndërsa edhe gjatë natës janë regjistruar lëkundje të tjera sizmike, por me magnitudë më të vogël, 2 – 3.1. /durresLajm/